SPORT

Vazhdon me fitore Arsenali

Arsenali ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-1 ndaj West Ham në kuadër të xhiros së dytë në Ligën Premier.

Ndeshja ishte e fortë dhe të dy skuadrat tentuan të marrin pikët e plota.

Fillimi i ndeshjes i takoi Arsenalit, që arriti të shënojë në minutën e 25-të të takimit.

Alexandre Lacazette shënoi me kokë pas një harkimi të bukur nga Pierre-Emerick Aubameyang (1-0).

GOAL ! Lacazette scores vs West Ham. 1-0 pic.twitter.com/zSUTWtK3NY

— OnlyFootballClips (@OnlyFootballCl1) September 19, 2020

Ndeshja ra në qetësi sa i përket rasteve për disa minuta, por në fundin e pjesës së parë ‘çekanët’ arritën t’i barazojnë shifrat.

Ryan Fredericks asistoi për Michail Antonio që shënoi gol nga afër për 1-1.

Në pjesën e dytë Arsenali tentoi ta rikthente rezultatin, ndërsa West Ham rrezikoi disa herë në kundërsulme.

Antonio kishte dy raste të mira, por që nuk kishte sukses të shënonte.

Kur ndeshja shkonte drejt fundit, zëvendësuesi Edward Nketiah mori një top të mirë nga Daniel Ceballos dhe e ktheu në gol për 2-1. Deri në fund Arsenali e ruajti rezultatin dhe shkon në kuotën e 6 pikëve, ndërsa West Ham është pa pikë pas dy ndeshjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.