Vazhdojnë vërshimet në Rusi

Vërshimet kolosale, të cilat kanë përfshirë pjesë të mëdha të Rusisë, po vazhdojnë të zgjerohen duke shkaktuar dëme masive dhe duke detyruar evakuime të reja të mijëra familjeve.

Edhe pse, sipas njoftimeve, në rajonin e Orskut, njëri prej qyteteve të para që u vërshuan, ujërat kanë filluar të tërhiqen ngadalë.

Është njoftuar se në Orenburg janë vërshuar edhe afro 13 mijë shtëpi dhe ndërtesa të tjera, përderisa Ministria ruse e Emergjencave njoftoi se në rajonin Tymen më shumë se 3 mijë familje janë detyruar të evakuohen, ndërkohë që mijëra evakuime të tjera kanë ndodhur në rajonin Kurgan, ku lumenjtë po vazhdojnë të vërshojnë për shkak të shkrirjes tepër të shpejtë të borës në pjesët malore.

Edhe pse autoritetet në Moskë po thonë se janë duke ndërmarrë të gjitha masat për të ndihmuar rajonet e goditura, shumë banorë të këtyre rajoneve kanë thënë se qeveria nuk është duke ofruar kurrfarë ndihmash, apo vetëm ndihma minimale dhe se nuk ka kurrfarë plani, apo mundësie për riparime, pas vërshimeve, pasi që të gjitha fondet e Moskës po shkojnë drejtë luftës në Ukrainë.

Go to TOP