Kosova

Vazhdojnë telashet me trotuare në kryeqytet

Qytetarët e Prishtinës çdo ditë ballafaqohen me komunikacion të dendur dhe një prej arsyeve se pse ndodhë kjo është mungesa e parkingjeve dhe trotuarëve.

Rrejdhimisht është dashur që të planifikohen hapësira për krijimin e parkingjeve publike, në mënyrë që trotuaret të lihen të lira për këmbësorët.

Nuk janë te rralla rastet ku si pasojë e mungesës së trotuareve nëpër rrugët e kryeqytetit ndodhin aksidente të shumta komunikacioni, ku zakonisht këmbësorët më së shumti fëmijët janë ata që e pësojnë rëndë.

Madje shumë qytetarët të pandërgjegjshëm, bizneset dhe objektet e tyre i shtrijnë fare pranë rrugës duke krijuar pengesa shtesë.

Kështu ndodhë tek rruga fare pranë stadiumit ‘ Fadil Vokrri’ ku autobusi dhe veturat tjera kanë parkuar në trotuar.

Shfaq më shumë