Kosova

Vazhdojnë problemet mes tyre

Edhe pse kanë kaluar afër gjashtë muaj qyshkur deputetja Aida Dërguti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Lëvizjen Vetëvendosje, ajo ende po vazhdon ta mbajë postin e nënkryetares së Kuvendit, të cilin e ka marrë në emër të kësaj partie

Kjo gjë po i pengon Vetëvendosjes, që tani kërkon që këtë post ta marrë ndonjë deputet i saj.

Përveç këtij posti, Vetëvendosja dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur kanë probleme edhe sa i përket pjesëmarrjes në komisione parlamentare, pasi GDP-ja ende nuk ka liruar postet që duhet t’i marrë LVV-ja, ndërkohë që deputetët e kësaj të fundit janë larguar nga postet të cilat u takojnë deputetëve të LVV-së.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ismajl Kurteshi për “Zërin” ka deklaruar se kjo parti nuk i ka dërguar kërkesë për t’i liruar pozitat e tyre Grupit të Deputetëve të Pavarur.

“Ne nuk u kemi bërë kërkesë. Këtë çështje e rregullon Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në Nenin 67 të saj, pika 4 thotë se në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës janë përfaqësuesit e tre grupeve më të mëdha parlamentare”, ka thënë Kurteshi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.