Love & Sex

Vazhdimisht jeni të eksituar: Tri arsye të mundshme që mund ta shpjegojnë atë

Përdorimi i fjalëve si ‘normale’ vërtet nuk ndihmon, sepse dëshira për seks luhatet gjatë gjithë jetës dhe nuk do të duhej ta ndienit kurrë atë që përvoja juaj është më pak e rëndësishme nga cilado përvojë tjetër

Në të vërtetë, një impuls seksual normal dhe i shëndetshëm është që ju bën të ndiheni rehat – qoftë seksi një herë në muaj apo dy herë në ditë, thonë ekspertët, shkruan Health, përcjell Telegrafi.

Nëse mendoni që keni impulse të tepërta seksuale apo ju duket që jeni vazhdimisht të eksituar, këto janë tri shpjegime të mundshme përse ju ndodhë kështu:

1. Ju tërheq shumë partneri juaj

Fazat e hershme të lidhjes zakonisht shënohen nga pasioni dhe eksitimi, gjë që shpesh kalon në nivel të lartë të dëshirës dhe aktiviteteve seksuale, thotë dr.Sarah Melancon, sociologe dhe eksperte për seksualitetin dhe marrëdhëniet.

Kjo i aktivizon hormonet e shumta dhe neurotransmetuesit që krijojnë ndjenjë shumë të fuqishme emocionale dhe seksuale.

2. “Jeni të varur” nga seksi

E ashtuquajtura varësi nga seksi është e ngjashme me “varësinë” nga vido-lojërat, përdorimi i celularit apo shikimi i pornografisë.

Megjithatë, këto sjellje nuk janë të ngjashme si varësia nga heroina, alkooli apo kokaina, shpjegon Melancon.

3. Keni çrregullim hiperseksualiteti

Varësia nga seksi dhe hiperseksualiteti mund të ndikojë në funksionalitetin e individit dhe të shkaktojë brengosje në marrëdhëniet me partnerin, thotë Melancon.

Praktikuesit e shëndetit mendor marrin parasysh faktorë të caktuar kur shërojnë dikë i cili kujdeset për sjelljen vetjake seksuale.

Seksi mund të përdoret si mekanizëm për ballafaqim, po ashtu sikur disa njerëz pinë alkool apo konsumojnë drogë.

Çfarë të bëjmë?

Nëse vini re se seksi ndikon në funksionalitetin tuaj të përditshëm, caktoni një takim me një psikolog ose psikiatër, këshillon Dr. Leela Magavi, psikiatre.

Nëse ndiheni jashtë kontrollit ose ndiheni të pafuqishëm, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë.