Bota

Varianti më i ri i COVID-it është ai rus, i zbuluar në Moskë

Shkencëtarët rusë pretendojnë se kanë zbuluar variante të reja të COVID-19 që po shfaqen në Moskë.

Studiuesit e vaksinave SputnikV besohet se po provojnë efikasitetin e dozave të tyre kundër këtyre varianteve, të cilat ata pretendojnë se janë zbuluar pas rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus në kryeqendrën ruse.

Sidoqoftë, të tjerë studiues thonë se variantet e reja mund të kenë origjinën nga diku tjetër para se të identifikoheshin në Moskë, megjithëse këto raporte ende nuk janë për t’u verifikuar nga agjencitë ndërkombëtare, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.

I ashtuquajturi Varianti i Moskës, i theksuar për herë të parë nga media shtetërore ruse, nuk është përcaktuar zyrtarisht në asnjë nga listat e Organizatës Botërore të Shëndetit si variant shqetësues.

Megjithatë, Rusia është duke zhvilluar një proces urgjent të testimit për të gjetur origjinën dhe përbërjen e këtyre varianteve të COVID-19.