SPORT

VAR-i akordoi një penallti kontroverse

Një penallti e çuditshme është akorduar nga gjyqtari Mike Dean me ndihmën e VAR-it në ndeshjen e Ligës Premier mes Liverpoolit dhe Sheffield United.

Mysafirët kanë kaluar në epërsi në minutën e 12-të ndaj Liverpoolit në takimin që po zhvillohet në Anfield.

Ishte mesfushori Sander Berge, i cili shënoi nga penalltia për epërsinë 0-1.

Megjithatë, ky gol erdhi pas një vendimi kontrovers të gjyqtarit Mike Dean.

Dean me ndihmën e VAR-it akordoi një penallti, e cila më shumë duket që ishte jashtë vijës së 16-të metërshit. Vlerësojeni vet nëse ishte apo nuk ishte brenda zonës ndërhyrja e Fabinhos.