Show Biz

Vanesa Bryant: Kemi planifikuar të plakemi së bashku me Kobe

Vanessa Bryant, gruaja e legjendës së basketbollit Kobe Bryant, në ceremoninë përkujtimore tregoi se si ish-ylli i Lakers i dhuroi një fustan të veçantë nga “The Notebook” për një përvjetor të tyre.

Duke e quajtur atë ‘me të vërtetë romantike në marrëdhënien e tyre’, ajo përshkroi se si Kobe e befasonte gjithnjë për përvjetorët e tyre dhe Ditën e Shën Valentinit – megjithëse pjesa e historisë së kinemasë ishte një nga dhuratat më të paharrueshme që i dha asaj.

Bryant ishte ‘me shpirtin e saj binjak’ Kobe për njëzet deri në fillim të këtij viti kur ai dhe vajza e tyre, Gianna ndërruan jetë tragjikisht në një përplasje helikopteri.

Duke folur para një turme në Staples Center ajo tha, “Ai më dhuroi fustanin blu që veshi Rachel McAdams në filmin The Notebook”.

Ekzistojnë një numër veshjesh të paharrueshme nga filmi i Nicholas Sparks, megjithatë Kobe kishte një arsye të veçantë për të zgjedhur fustanin blu.

Bryant tha, “Kur e pyeta pse zgjodhi fustanin blu, ai tha se ishte skena kur Allie u kthye te Noeu. Kishim shpresuar të plakemi së bashku si personazhet në film. Ne patëm vërtet një histori dashurie të mahnitshme”.

Marrëdhënia e Bryant dhe Kobe – si personazhet në “The Notebook” – ishte plot ulje-ngritje.

Megjithatë, ata përveç vajzës Gianna kishin së bashku edhe tri fëmijë tjerë: Bianka Bryant, Natalia Bryant, Capri Bryant.