SPORT

Van Dijk do t’i nënshtrohet operimit të gjurit

Mbrojtësi holandez Virgil van Dijk do t’i nënshtrohet një operimi të gjurit dhe pritet të mungojë një kohë të gjatë.

Liverpooli në faqen zyrtare ka njoftuar se Van Dijk duhet të operohet pasi ka lënduar ligamentet e gjurit. Ai u lëndua dje në barazimin 2:2 në derbin lokal kundër Evertonit. Mori lëndimin pas gjashtë minutave lojë pas një ndërhyrje nga portieri i Evertonit, Jordan Pickford.

Van Dijk u zëvendësua dhe është konfirmuar se duhet operuar.

“Nuk dihet sa gjatë do të mungojë. Pas operimit, Van Dijk, do t’i nënshtrohet një programi të rehabilitimit me stafin mjekësor të klubit për të bërë të mundur kthimin e tij në gjendjen më të mirë fizike sa më shpejt të jetë e mundur”, është thënë nga Liverpooli.