KULTURË

Vallëzoni “Zumba” në kohë pandemie

Që kur ka filluar pandemia në vendin tonë, saktësisht që kur janë paraqit rastet e para nga muaji mars, shoqëria është pushtuar një frymë e re e panikut, nga një rrezik i papërshkrueshëm – shkruan Kosova.info

Aktivitetet që janë ndërmarrë nga shoqëria për të kaluar këtë panik kanë qenë të shumta. Një ndër këto aktivitete është edhe një vallëzim latin “Zumba” së bashku me aerobike e që zhvillohet në natyrë nga Joy Dance Studio.

Erna Salihu nga Joy Dance Studio, rreth këtij aktiviteti u shpreh e kënaqur për interesimin e pjesëmarrësve dhe ajo tregoj që ky aktivitet zgjatë një orë dhe është mjaftë i lehtë për ta zhvilluar.

“Zumba është vallëzim që i përshtatet të gjitha moshave, pa marrë parasysh aftësitë fizike. Ky vallëzim i nevojitet krijimi i distancës mes njerëzve ku përveç shumë përfitimeve që ka edhe respektohen strikt rregullat e qeverisë” – u shpreh ndër të tjera ajo, në një intervistë të dhënë për emisionin e mëngjesit në televizionin publik RTK.

Kjo është intervista e plotë:

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.