SHËNDETËSIA

Vallë pushuam, apo u lodhëm!

Shkruan: Lule Alidema Zejnullahu
Në kohën që tash po jetojmë, mes botës reale dhe virtuale, krahas dijes e mbi dijes, edhe jetën tonë sikur e ngarkuam paksa shumë, e bëmë shumë dinamike, shumë të shpejtë, po aq sa gati harruam të jetojmë!

U distancuam nga shumë obligime, çofshin personale apo familjare, e knaqësi që mund t’i shijojmë!

Thjeshtë harruam se duhet vënë disa masa mes punës, obligimeve, dhe knaqësive tona!
Po pra, aq sa njeriu ka dije e mundësi, e ngarkon edhe veten, i jep vetes shumë e më shumë punë e obligime, dhe që për pasojë patjetër do të ndjej edhe lodhje edhe stres më të shtuar.

Nga lodhja e “tepërt” shpesh kemi thënë, e kemi kërkuar: ah sikur të kisha pushim së paku tri ditë të zhveshem nga obligimet e punës, dhe nga kjo rutinë e ngarkuar, dhe stresuese… Po ja që vijka një ditë, ndoshta edhe për të na vetëdijësuar se duhet një rregull çoftë në punë, çoftë për pushim, apo edhe ndoshta edhe sa për t’ia ditur vlerën punës, vijka një ditë dhe na detyron të ndalim gjitha aktivitetet tona që kishim, dhe të mbyllemi brenda shtëpive tona për ditë të tëra!

Po, tashmë kaluan 15 ditë pa punuar, pa obligime, bile pa dalur nga shtepitë tona, vallë pushuam, vallë nuk u stresuam apo mos ndoshta më tepër u lodhëm u stresuam.
Ne, besoj që përveç që nuk pushuam, bile bile ishim në konflikt të vazhdueshëm psiçikë me veten tonë!

po besoj se dikush pushoi, ngase mendja dhe trupi nuk janë në harmoni me njera tjetrën, edhe pse nuk punuam, ne u lodhëm më tepër, u stresuam më tepër, ngase mendja jonë nuk e pranon dhe përpunon këtë lloj pushimi.

Pushimi bëhet atëherë kur e planifikon, kur e përgatitë veten dhe mendjen se vërtetë dëshiron të pushosh!
Ky rast, besoj shumë se na bëri të kuptojmë vlerën e punës, kufijtë sa duhet punuar, dhe se krahas punës duhet edhe pushuar, duhet menduar për veten dhe familjen!

periudhë, përgjatë këtij pushimi të detyruar, na dha kohën edhe mundësinë të kuptojmë se njeriun nuk e lodhë puna, sepse tashmë edhe pa punuar ne po lodhemi, por na lodhë mosorganizimi i punëve.

Po pra, angazhimet rutinore nuk na lodhin po na mbajnë në jetë normale dhe më të shëndetshëm!
Citoj thënien që gjithmonë thotë babi im : “Puna e mbanë njeriun, me punë zgjatet jeta”

Porosia ime: Të punojmë, por edhe të jetojmë mirë, krahas punës mos të presim vetëm atëherë kur detyrohemi nga arësyet e ndryshme të pushojmë, sepse pushimi detyruar nuk shijon sa pushimi planifikuar!