Valdrin Sahiti surprizon sërish!Kylie Jenner shfaqet me kreacion e tij ne në video-reklamën e saj të re

Bukuroshja Kylie Jenner ka njoftuar se linja e saj e re, e quajtur “Kylie Baby”, do të lansohet më 28 shtator me katër produkte: shampo me flluska, losion për trupin, shampo dhe zbutës – të gjitha për bebe.

Ajo ka realizuar së fundmi edhe një spot reklamues për linjën e re të produkteve në ardhje, ndërsa është shfaqur në reklamë bashkë me vajzën e saj, Stormi.

Dukjen në këtë video-reklamë promovuese, Jenner ia ka besuar stilistit të njohur shqiptar, Valdrin Sahiti.

https://youtu.be/5YS7_bVC_aA

Ka qenë vet ky i fundit, ai i cili përmes publikimit të spotit të ri reklamues të Kyelie-t në Instagram, ka njoftuar se ishte kënaqësia e tij të punonte për një emër të njohur si Kylie, të cilënn nuk ka hezituar ta quajë “muzë”.

Ndërkohë vet Jenner në publikimin e reklamës në Instagram, nuk e ka etiketuar stilistin shqiptar për kreacionet që ia ka punuar.

Go to TOP