Kosova

Vaksinimi kundër COVID-19, kthehet rregulli te “1 Tetori”

Imunizimi i mbi 65 vjeçarëve vazhdoi edhe në këtë fundjavë, por pa tollovi sikur një ditë më parë.

Në sallën “1 Tetori” në kryeqytet vetëm deri në mesditën e së shtunës vaksinën kundër koronavirusit e morën 165 persona.

Një procesi të tillë pa telashe iu nënshtruan edhe 2100 pensionistë tjerë anë e kënd Kosovës, duke çuar në 37 mijë numrin e atyre që u imunizuan me kurën anti COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë vikendit do të vaksinohen ata që janë ftuar nga Qendra Emergjente pasi aplikuan në platformën elektronike e-Kosova.

Por, jo të gjithë dëgjuan këtë andaj edhe u kthyen prapa pa marrë vaksinën.

Organizimi u tha se shkoi mirë e që të mos krijohen tollovi nga qytetarët tek qendra e vaksinimit u panë edhe forca të shtuara të policisë.