Bota

Vaksina, teste dhe maska, Biden me 10 dekrete për luftën ndaj COVID-19

Joe Biden si president, Shtetet e Bashkuara shënon një moment historik, një vjetorin e konfirmimit të rastit të parë me Covid-19 në vend.

Me pandeminë që nuk shfaq shenja ngadalësimi, Biden po përgatit terrenin.

“Po hyjmë në atë që mund të jetë periudha më e vështirë dhe vdekjeprurëse e virusit”, u shpreh presidenti i ri.

Biden planifikon të firmosë deri në 10 urdhra ekzekutivë dhe direktiva me politika presidenciale, për të përmirësuar kundërpërgjigjen kombëtare ndaj pandemisë.

“Do të përdor çdo mjet të mundshëm në këtë betejë”, thotë Shtëpia e Bardhë.

Në listën e urdhëresave ekzekutive do të jetë: Shtimi i furnizimit me vaksina, teste dhe maska duke aktivizuar aktin e prodhimit të mbrojtjes; ngritja e një bordi për të zgjeruar furnizimin dhe qasjen në testet për Covid-19; rregull për mbajtjen e maskës në aeroporte dhe disa metoda të tjera të transportit dhe një direktivë për të mbështetur kundërpërgjigjen ndërkombëtare ndaj pandemisë.

Direktiva vjen pas urdhrit ekzekutiv të nënshkruar të mërkurën për zhbërjen e politikave të Trump për tërheqjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Administrata e ricaktoi virologun, Anthony Fauci, për të drejtuar delegacionin amerikan. Optimizmi nuk mungon tek presidenti Biden, ndërsa përballem me kriza në disa fronte.