OPINION

Utopia dhe Destopia jonë?!

Shkruan: Skënder MULLIQI
Thomas More krijoi termin Utopia, duke huazuar fjalë të greqishtes dhe që fjalë për fjalë, do të thotë “jo-vend”, ndërsa John Stuart Mill gjeti antonimin e Utopisë, Distopia, “vend jo i mirë”.

Ajo që zakonisht quhet Utopi, është diçka tepër e mirë për të qenë e vërtetë. Distopitë janë vendet ku shoqëria dehumanizohet, qeveritë janë totalitare dhe janë të rrënuara, edhe nga katastrofat natyrore. Pas luftës së dytë botërore dhe përdorimit të bombës atomike, na u paraqiten distopitë,të cilat na tërheqin fuqishëm në kahun e kundërt të vlerave dhe të drejtave fondamentale njerëzore më të cilat shumica janë mësuar të jetojnë.

Jemi në kohë epidemie, dhe nëse ajo zgjatë më muaj, që nuk do të dëshironim, shumë do të mbesin të pa punë, të vjetrit pa pensione, shkollarët pa shkolla…?Dhe, shtrohet pyetja, si do të jetojnë shumica, kur kriza ekonomike do të troket te shumë familje shqiptare?  

Këto më shumë rrjedhin sot nga teoria. Qeveria jonë dhe të gjitha tjerat në botë më të drejtë i kanë vu masat restriktive. Natyrisht së këto kufizime të lirive tona absolutisht ishin të domosdoshme. Natyrisht së shpresohet së këto masa një ditë do të hiqen. Jam i besueshëm se po në të kundërtën do të ishte skenarë e vërtetë i Distopisë. Kosova më distopi sikur është mësuar, por të mënyrave tjera. Ju nënshtruam kontrollimit të rreptë nga pushteti për shumë vite.

Kosova është në karantinë izoluese si i vetmi vend që qytetarët e saj, nuk kanë ende të drejtë të lëvizjes në Evropë. Shumica po jetojnë keq, së kanë mbetur pa ndonjë vend të punës. Rinia po e braktisin Kosovën së nuk po interesohet kush për ta. Pushtetet e deritashme në përjashtim të qeverisë e cila u rrëzua, kanë punuar për vete, familjarë të tyre dhe militantë partiakë. Na krijuan panoramë të zymtë. Dhe, më gjasë po rikthehen në pushtet, për ti vazhduar avazet e hajnive. Krizat e vazhdueshme politike dhe institucionale janë destopike. Nuk kemi ekonomi si duhet, industri, shëndetësi, arsim…!

Përvojat e deritashme dhe kthimi eventual i forcave reaksionare në pushtet, këtë shoqëri do të ngufasin edhe më shumë. Qytetarëve ju shuhen gjithnjë e më shumë shpresat së në vendin e tyre do të behët mirë. Brengosja e tyre është shumë e arsyeshme për fatin e tyre. A nuk tingëllon kjo barazi më Destopi?!Kur humbin vlerat shoqërore, shteti shndërrohet në leckë. Kosova dhe shqiptarët kanë mbetur të pambrojtur?!A mos duhet të presim që ndryshimet do të vijnë pas 100 vitesh të tjera…?!Distopia në këto rrethana çfarë i kemi më koronavirus, nëse duken të paarsyeshme, janë të domosdoshme, së bëhet fjalë për jetën tonë. Por, skenarët destopik më të cilët po ballafaqohemi nga politika, janë bërë të pa durueshme. Përvojat e hidhura më këtë kastë politike, nuk na japin shpresa për të ardhmen tonë evropiane. Të gjithë janë mbushur më frikë, së e nesërmja jonë do të jetë edhe më e zymtë. Parullat “dëgjoni pushtetarët”, donë të thotë shkerdheni procedurat demokratike. Kujt i duhet një shtet jo funksional. Çfarë shteti mund të bëhet pa ekonomi të zhvilluar, pa turizëm, bujqësi, pa kulturë… Ajka e kombit po ikë, e bashibozukët nuk i duhen askujt. Me shpresa utopike dhe më pushtete destopike nuk ecët përpara…?! Me duket së porosia implicite, është së si duhet shpëtuar ky popull nga instrumentalizimet e elitës politike, të cilat e kanë futur vendin në një spirale të rrezikshme. Ka mbetur një trohë shprese së ndoshta do të gjendet një konsensus nacional i partive politike, për proceset e rënda që na presin, sa nuk është bërë tepër vonë…?!