Usyk mposht Joshuan dhe shpallet kampion i ri bote në peshat e rënda

Anthony Joshua është mposhtur nga Oleksander Usyk, i cili ka arritur t’i fitojë titujt e peshave të rënda me vendim unanim të gjyqtarëve dhe të shpallet kampion i unifikuar.

Boksieri britanik dhe ai ukrainas kanë luftuar për titujt botëror të peshave të rënda në WBA, IBF dhe WBO.

Ky meç i pritur me entuziazëm të madh u zhvillua në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ dhe u fitua nga Usyk.

Usyk arriti të triumfojë pas plot 12-të raundeve të zhvilluara plot luftë.

Raundi i parë ishte thuajse i barabartë, por me Usyk që pati diçka më shumë nga goditjet.

Në raundin e dytë, Joshua mori lojën në dorë duke sulmuar dhe goditur më shumë ukrainasin, i cili gjithashtu pati disa goditje.

Raundi i tretë, Usyk ishte dukshëm më i mirë duke e lëkundur disa herë me disa goditje të forta.

Në raundin e katërt, AJ kishte diçka më shumë duke treguar shkëndijëza se është aty si kampion dhe për t’i mbrojtur titujt.

Raundi i pestë i takoi thuajse i gjithi Joshuas, i cili goditi më shumë, sidomos në pjesën e stomakut.

Në raundin e gjashtë, fillimi nisi barabartë, por AJ mori meçin në dorë duke dhuruar disa goditje të forta në kokën e Usyk.

Raundi i shtatë ishte plot aksion dhe shumë i barabartë, me të dy boksierët që patën goditje të forta ndaj njëri-tjetrit.

Në raundin e tetë, Joshua ishte më i mirë, duke fituar më shumë pikë nga goditjet e dhëna në ukrainasin.

I nënti foli më mirë për britanikun, i cili kërkonte kokën e Usyk duke e goditur disa herë.

Raundi i dhjetë ishte plot aksion dhe goditje nga të dy boksierët, të përfunduan të gjakosur dhe me lëndime.

Në raundin e 11-të, Joshua ishte për një nuancë më i mirë duke dhuruar disa goditje.

Raundi i 12-të ishte i çmendur me të dy boksierët që goditnin pa fund në kërkim të nokautit.

Në fund, pas vendimin të gjyqtarëve, fitues u shpall Usyk me vendim unanim të gjyqtarëve.

117-112, 116-112, 115-113 ishin rezultatet e tre gjyqtarëve. 

Go to TOP