Kosova

Ushtrisë gjermane i vazhdohet mandati edhe për një vit në Kosovë

Bundestagu ka vendosur sot për zgjatjen edhe për një vit të misionit të Bundeswehrit në Kosovë.

Për misionin e KFOR-it në Kosovë, numri i përgjithshëm i kontigjentit gjerman që ishte 800, tani është përgjysmuar në 400 ushtarë. Megjithatë, aktualisht numri i vendosur i ushtarëve është 70.

Siç raporton Zeit, për zgjatjen e misionit votuan 493 deputetë gjermanë, 146 votuan kundër, 6 abstenime, transmeton Koha.net. 

AfD dhe Të Majtët theksuan në debatet e tyre, se nuk e mbështesin më një mision të ushtarëve gjermanë në Ballkan.

Që kur Kosova shpalli pavarësinë e vet në vitin 2008, KFOR-i kërkon të zhvillojë një republikë të qëndrueshme, demokratike, multietnike dhe paqësore.

Bundestagu zgjati të premten edhe misionin për sigurimin e paqes në Liban. Më parë për zgjatjen e misionit të Bundeswehrit kishte vendosur kabineti qeveritar gjerman.