Kosova

Ushtria e Kosovës pjesë e ushtrimit fushor të organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë

Pjestarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, tashmë kanë arritur në Hungari, ku do të marrin pjesë në ushtrimit fushor të organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë.

Ky trajnim përveç në Hungari do të mbahet edhe në Kroaci dhe Slloveni dhe në të do të marrin pjesë të gjitha ushtritë e shteteve të cilat janë në NATO.

FSK do të merr pjesë në këto trajnime me 45 pjestarë të saj, teksa ushtrimi do të mbahet deri më 6 qershor.

Postimi i plotë:

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovësr

Zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Burim Ramadani dhe komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama, janë takuar dje në Prishtinë me sekretarin e Ushtrisë Amerikane, Dr. Mark T. Esper.

Zëvendësministri Ramadani dhe gjenerali Rama e falënderuan sekretarin Esper për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për sigurinë në Kosovë dhe rajon, duke vlerësuar lart kontributin e trupave ushtarake amerikane në shtetin tonë.

Pamje kur Kontingjent i Ushtrisë së Kosovës kalon kufirin për në Hungari

FSK është pjesë e ushtrimit fushor të organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë (USAREUR) realizon ushtrimin e përbashkët fushor me shtetet e NATO-s dhe me shtetet partnere, të quajtur „Immediate Response -19” (Përgjigjja e Menjëhershme-19).

FSK-ja merr pjesë me 45 pjesëtarë të Batalionit të Tretë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë dhe Skuadrës së Deminimit (EOD).

Ushtrimi ka filluar me datë 20 maj dhe do të zgjasë deri më 8 qershor 2019 dhe po mbahet në Kroaci, Slloveni dhe Hungari.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.