KULTURË

USHTARI I VJETËR

Poezi nga: Frederik Rreshpja

Pash fëmijët në rrugë. Të qeshur,
të bukur dhe delikatë si vazot e çmuara,
ku nënat fshehin ëndrrat e tyre.

Më panë dhe u trishtuan.

E kuptuan,
që unë nuk kam qenë kurrë fëmijë…


2 thoughts on “USHTARI I VJETËR

  1. nje poezi me vlera antologjike, si gjithe krijimtaria e Reshpjes. Ky autor duhet te jete pjese e planprogrameve shkollore dhe universitare.
    s.gj.

Comments are closed.