Hi Tech

“Ushtarët teknologjikë” në luftën ndërmjet ShBA-së dhe Kinës

Zakonisht kompanitë si ByteDance, Microsoft, Walmart dhe Oracle janë konsideruar si mbretër të fushave të tyre. Por gjatë fundjavës është bërë gjithnjë e më e qartë se ato mund të jenë edhe diçka tjetër: një grup ushtarësh.

Titanët e industrisë janë zënë në mesin e një situate ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina duan t’ia kthejnë njëra tjetrës me të njëjtën monedhë rreth shitjes së operatorëve amerikanë të TikTokut, aplikacion social i përhapur që është në pronësinë e kompanisë kineze të internetit ByteDance, shkruan KOHA. Shitja ishte porositur në fillim të gushtit nga presidenti Trump, i cili ka thënë se TikToku ka paraqitur kërcënim për sigurinë kombëtare për shkak të lidhjeve me Kinën.

Për javë të tëra Kina ka qenë kritike ndaj porosisë së Trumpit, por ka qëndruar e qetë sa u përket hapave që do t’i merrte për këtë çështje. Kjo i ka lejuar ByteDance dhe TikTokun që të vazhdojnë bisedimet rreth shitjes me ofertuesit si: Microsoft, Walmart, Oracle dhe të tjerët.

Pastaj gjatë fundjavës, Pekini e ka tronditur të gjithë procesin me paraqitjen e rregullave të reja për kontroll të eksportit, që përfshinin disa teknologji kyç të TikTokut – një shenjë se Qeveria kineze do të mund ta përdorte autoritetin e saj për të vonuar apo anuluar çdo marrëveshje në minutën e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.