Kombëtare

Ushtarët sllovenë të KFOR-it ndihmojnë komunitetet për tu përgjigjur ndaj Covid-19

Kontingjenti slloven i KFOR-it që i përket Komandës Rajonale Perëndim i udhëhequr nga Italia dorëzoi maska për fytyrë në një kopsht fëmijësh në komunën e Istogut, për të përmirësuar mbrojtjen e arsimtarëve dhe nxënësve ndaj Covid-19. Ushtarët sllovenë gjithashtu dhuruan mjete shkollore për fëmijë për të gjitha komunitetet.

Ushtarët sllovenë dhuruan gjithashtu pajisje mbrojtëse personale dhe termometra me rreze infra të kuqe për Manastirin e Kishës Ortodokse Serbe të Deçanit, ku ushtarët e KFOR-it të Komandës Rajonale Perëndim veprojnë si përgjegjësit e parë të sigurisë. Manastiri njihet nga UNESCO si një vend i Trashëgimisë Botërore dhe është vendi i vetëm nën mbrojtjen e operacionit të udhëhequr nga NATO.

Të dy iniciativat sllovene u finalizuan gjithashtu falë ekipeve ushtarake civile dhe të ndërlidhjes dhe monitorimit të Komandës Rajonale Perëndim.

Që nga shpërthimi i Covid-19 KFOR-i ka mbështetur në mënyrë të paanshme përgjigjen lokale ndaj pandemisë, duke ofruar ndihmë të drejtpërdrejtë dhe duke lehtësuar shpërndarjen e ndihmës për institucionet në Kosovë nga aleatët dhe partnerët e NATO-s mbi baza bilaterale, si Gjermania, Italia , Polonia, Turqia dhe Austria. /Kosova.info/