Kosova

Ushtria serbe afër Kosovës

Trupat serbe vazhdojnë të qëndrojnë në pika të afërta në vijën kufitare me Kosovën.

Trupat dhe pajisjet ushtarake serbe po vëzhgojnë rrugën në një pikë kontrolli midis Serbisë dhe Republikës së Kosovës, e cila mbetet e bllokuar nga serbët e Kosovës për të nëntën ditë me radhë, raporton sputnik.

Protestuesit janë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për tagat e përkohshme. Rregullorja e re kërkon që të gjitha automjetet që hyjnë në Kosovë të pajisen me targa të përkohshme të lëshuara nga Kosova, të cilat kanë zemëruar popullsinë serbe.

Katër automjete të blinduara Lazar dhe Milos janë vendosur në anët e rrugës nga qyteti serb i Rashkës në pikën e kontrollit Jarinjë në vijën kufitare midis Serbisë dhe Kosovës.

Media në fjalë ka bërë video dhe fotografi të automjetet serbe, por ushtarët serbe shihen me fytyra të mbuluara. “Gjithashtu ka pasur raporte të pakonfirmuara në lidhje me vendosjen e tankeve T-72MS.”

Sidoqoftë, situata vazhdon të jetë e qetë në veri të Kosovës pas parasysh provokimet e shtetit fqinjë me ushtri e helikopter në pikat kufitare me Kosovën.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur patrullime të shpeshtuara nga KFOR-i i cili ka qëndruar në veri.