Bota

Urinë dhe spermë në ushqimin e mësuesve, nën hetim shtatë nxënës

Shtatë nxënës në një shkollë të mesme në Ohio të SHBA, janë akuzuar se u kanë shërbyer mësuesve të tyre krepa të ndotur me urinë dhe spermë.

Incidenti ndodhi në muajin maj, ku studentët kishin përgatitur ushqim si pjesë e një konkursi gatimi të fund vitit, ku mësuesit e tyre vepronin si gjyqtarë.

Momenti i ndotjes së ushqimeve u filmua nga një tjetër nxënës dhe video filloi të qarkullonte në shkollë. Sipas hetimeve nxënësit e kishin planifikuar që më parë këtë.

Të shtatë rastet do të trajtohen në gjykatën për të mitur, ku të dyshuarit do të paraqiten në tre javët e ardhshme.