Kosova

Urimi i ambasadës amerikane për 13 vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka uruar qytetarët e vendit në 13 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada ka thënë se partneriteti ShBA-Kosovë mbetet i palëkundur.

“Teksa festojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur. Ne jemi pranë njerëzve të Kosovës ndërsa ju punoni për të ndërtuar një shtëpi të drejtë, paqësore dhe të begatë për të gjithë qytetarët e Kosovës. # Kosova13”, thuhet në urimin e ambasadës.

As we celebrate Kosovo’s Independence Day, the U.S.-Kosovo partnership remains unshakeable. We stand by the people of…

Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Tuesday, February 16, 2021