OPINION

URIME “REPUBLIKA” E OLIGARKËVE!

Shkruan: Fadil MALOKU
1. Si mund të festohet shtetësia (kur akoma s’jemi bë shtet!), pavarësia (kur në rrethanat e globalizimit të pavarur shquhen vetëm të mëdhenjtë!), liria (kur i vetmi vend është i burgosur kolektivisht!), demokracia (kur politikanët bëhen biznesmenë përmes fuqisë politike!)….,

2. Kur, mungon klasa e mesme (kurrizi i një shtetësie stabile); kur, tjetërkush vendosë për në vendin tënd; kur, s’ke ushtri të pranuar dhe të fuqizuar nga (ar)miqtë; kur, s’ke institucione të fuqishme që e luftojnë krimin, korrupsionin,…; kur, s’ke media të lira që s’ja kanë frikën (pu)shtetit; kur, s’ke gjyqësi të pavarur dhe transparente; kur, s’ke parlamentarë me karizma të fuqishme që vazhdimisht do kërkonin transparencë, përgjegjësi dhe llogaridhënie nga qeveritarët…kur,…!

3. Pra, rrjedhimisht, mbetën pak apo aspak argumente për folklorin dhe ikonografinë e asaj që pushtetarët po mundohën ta na e imponojnë!

4. Shqiptarët në Ballkan kanë një shtet, një flamur, një etnopsikologji, një mentalitet, një kulturë,… që ka nevojë të ribashkohet dhe rindërtohet konform proceseve të reja integrative…!

5. Të tjerët që dojnë kombshtet kosovar, dhe broçkulla tjera, le ta (thyejnë qafen!)bëjnë, ushtrojnë dhe eksperimentojnë në pjesën veriore të Kosovës!

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483