Kosova

Urgjente: Fëmijët e dy të prekurve me koronavirus në Viti nuk po i trajtojnë mjekët, mbesin të ngujuar në shtëpi

Familja në Stubëll të Vitisë që është goditur nga koronavirusi po kalon nëpër një ankth të vërtetë. Fillimisht ishte gjyshi 77 vjeçar që doli pozitiv me virus, pas tij edhe djali dhe reja. Tash në shtëpi kanë mbetur me simptome edhe dy fëmijët e çifitit, por që askush nuk po ju vjen në ndihmë, e as mjekët të cilët janë thirrur.

Të premtën në Kosovë u shënua rasti i parë që bartë virusin kinez Corona-19, apo siç njihet ndryshen koronavirusin. Dy të infektuarit e parë ishin një 77-vjeçar nga Vitia si dhe një 20-vjeçare. Por ani se Vitia ka hy në karantinë që dy ditë, nipërit e të moshuarit që bartë koroknavirusin gjenden mbyllur në shtëpi.

Ata nuk po vizitohen nga ana e mjekëve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.