Kosova

Uran Ismaili: Nuk do të pranonte ofertën e PDK-së nëse koalicioni qeverisës do t’i kishte votat në Kuvend

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili thotë se kjo parti arriti ta bind këtë qeveri se oferta e tyre për Pakon e rimëkëmbjes është në të mirë të qytetarëve.

“Nuk besoj se po të kishin 61 deputetë ata do të uleshin me ne për të biseduar dhe pranuar ofertën tonë”, tha Uran Ismaili në “Debat Plus”.

Deputeti i PDK-së thotë se edhe për Qeverinë Kurti kjo parti kishte dërguar amendament sa i përket pakos emergjente në atë kohë që në vend të 170 eurove kishin kërkuar që ndihma të jetë 300 euro.

Ismaili thotë se Ligji i rimëkëmbjes është mjaft i vonuar.

Ai thotë se dëshira e PDK-së është që pako të kalojë për shkak të qytetarëve e jo për të ndihmuar qeverinë. “Ata që nuk e kanë kaluar deri tani le ta kërkojnë fajin te koalicioni pse nuk i kanë pasur votën”, tha ndër të tjera Uran ismaili.