Kosova

Uran Ismaili në Prishtina Podcast flet për Prishtinën Digjitale me ekspertët lokal

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili e ka vazhduar serinë e formatit të podcast-eve në të cilat ai vetë është moderator. Në episodin e dytë të serisë së quajtur Podcast Prishtina, Ismaili të ftuar ka pasë dy përfaqësues të komunitetit digjital, përkatësisht Uranik Begun nga ICK dhe Ermal Sadikun nga Link Plus.

Në postimin e tij në faqen e Facebook, Ismaili ka shkruar:

PRISHTINA PODCAST 🎧💙

Tema: “Prishtina Digjitale”

Mysafirë: Uranik Begu nga Innovation Centre Kosovo dhe Ermal Sadiku nga LinkPlus.

Digjitalizimi shkon përtej pajisjeve dhe aplikacioneve që mund të realizohen me shumë mjeshtri në Prishtinë. Që qeverisja e arsimi të jenë digjitale, do të punojmë të ndryshojmë mendësinë dhe mënyrën e të punuarit. Prishtina tanimë veçse është epiqendra e inovacionit dhe kreativitetit në Kosovë. Bashkë me komunitetin më aktiv në shoqëri, ne do ta stimulojmë digjitalizimin, ashtu që Prishtina të bëhet destinacioni kryesor rajonal për shërbime e produkte digjitale. Prishtina na bashkon. 🌳

Në programin e tij, Uran Ismaili e ka paraparë qeverisjen digjitale, digjitalizimin e proceseve të shërbimeve publike, komunikimin dhe pjesëmarrjen digjitale, arsimin digjital, digjitalizimin e infrastrukturës shkollore, Digjitalizimi i Procesit të Mësimit dhe Komunikimit me Nxënës, Ngritja e cilësisë së shkollave profesionale si dhe ekonominë digjitale, përfshirë edhe krijimin e qendrës multi-funksionale, të cilën e ka quajtur TULLA Hub.