Video

Ura e ndërtuar me 1 milion milingona

Një milion milingona kanë punuar së bashku për të ndërtuar një urë për të pushtuar një fole gjigande bletësh.

Milingonat e kapura me njëra-tjetrën në mënyrë të përkryer u filmuan në Brazil.

Atyre u kishte ardhur në mendje një mënyrë fantastike për të sulmuar armikun.

Francisco Boni, një inxhinier elektrik, i cili kapi pamjet shkruajti në Twitter: “Sulmi i milingonave legjionare (të njohur edhe si milingonat e ushtrisë ose marabunta) në një hoje mjalti. Impresionuese niveli i inteligjencës dhe llogaritja kolektive për të formuar atë urë.”

Ai shtoi: “Kur ndodh ky lloj sulmi bletët zakonisht shpëtojnë dhe milingonat nuk largohen derisa të kenë plaçkitur tërësisht hojen, duke marrë larvat, vezët si edhe disa bletë të rritura që nuk arrijnë dot të largohen.”