Kosova

UP duhet ta rrisë cilësinë e studimeve të doktoraturës

Që të fillohet me ndërtimin e një sistemi për rritje të cilësisë në nivelin e studimeve të doktoraturës në Universitetin e Prishtinës u konsiderua e domosdoshme gjatë një diskutimi në tryezën e organizuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) dhe Qendra për Kurajo Politike (CPC).

Në tryezën ku u shpalos studimi “Ortek në arsimin e lartë: Studimet e doktoraturës në shkencat humanistike dhe shoqërore të Universitetit të Prishtinës”,  Lulzim Peci nga KIPRED tha se ideja ka qenë që përmes këtij projekti  të fillohet ndërtimi i një sistemi të cilësisë me të lartë për studimet e doktoratës në UP.

“Është interesant që fusha e doktoratës është fusha më komplekse. Studimet e doktoratës janë të propozuar të prodhojnë shkencë. Kjo ka qenë e shpërfillur nga UP dhe qeveria mirëpo kohëve te fundit janë bërë disa veprime të rëndësishme për të rritur cilësinë në shkencë”, tha ai.

Kurse sipas Mentor Aganit nga KIPRED, e domosdoshme do të ishte që kandidatët të testoheshin paraprakisht në gjuhë angleze para se të pranoheshin në studime për doktoraturë.

“Kriteret për përcaktimin e përparësisë janë nota mesatare, aktiviteti kërkimor shkencor dhe njohja e gjuhës angleze. Ndryshimi që duhet të bëhet është që kriteri i gjuhës angleze duhet të testohet para se me hy në testet e doktoratës”, tha ai. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.