Kosova

Universiteti i Prishtinës bëhet me laboratorin “Montesor”

Studentët dhe profesorët e Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës, nga e premtja do ta kenë mundësinë për të përvetësuar metodën “Montesor” për mësimin e fëmijëve. Ky laborator është themeluar nga shoqata gjermane “Montesori”.

Rektori i UP-së, Marjan Dema, ka thënë se synimi i menaxhmentit është transformimi i UP-së nga një universitet teorik në një universitet praktik.

“Hapja e këtij laboratori, për të cilin edhe jemi mbledhur, është një hap tjetër drejt arritjes së këtij synimi”, potencoi rektori Dema.

Ndërsa, përfaqësuesi i Shoqatës Gjermane “Montesori”, Rainer Voelkel, tha se kjo është metoda më e mirë për t’i mësuar fëmijët.

“Kosova po radhitet në vendin e mesin e 150 shteteve që përdorin këtë metodë, andaj ky fakt i gëzon vendet tjera që një partner i ri po u bashkëngjitet”, deklaroi Voelkel.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483