SPORT

Unitedi heq dorë nga Erikseni

Manchester Unitedi nuk do të bëjë ofertë për Christian Eriksenin gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton Sky Sport.

Klubi anglez kishte planifikuar ofertë prej 20 milionë eurosh për danezin, por nuk e kishte dërguar asnjëherë te Tottenhami.

Sipas mediumit të njëjtë, Erikseni, që i skadon kontrata në fund të sezonit, dëshiron të largohet nga Anglia, transmeton KTV. 

Interesimin më të madh gjatë këtij muaji e ka shfaqur Interi, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe drejtori i klubit italian, Marotta.

Për 27-vjeçarin qe një kohë të gjatë është i interesuar edhe Real Madridi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.