SPORT

“United ka pika të dobëta por Liverpooli janë në gjendje fragjile”

Ish legjenda e Reds ka pranuar se lëkundjet në formë të kampionëve në fuqi të Anglisë, bashkë me një listë të gjatë lëndimesh, do të jenë shqetësime për skuadrën nga Anfield

Manchester United mund të kenë “pika të dobëta” kryesisht në mbrojtje, por Liverpool janë “në një gjendje fragjile dhe nuk janë në formën më të mirë”, ka thënë para derbit më të madh në Angli në Anfield, legjenda e Liverpool, Jason McAteer.

Liverpool është kampionë në fuqi i Premier Ligës dhe konsiderohen favorit për ta mbrojtur titullin edhe më 2021.

United, megjithatë kanë pasur konsistencë të mirë dhe kanë treguar ndeshje të mira për të marrë kreun e tabelës, me Ole Gunnar Solskjaer që po shikon që ta fitojë titullin.

“Edhe nëse Manchester United shkon të dielën në Anfield dhe fiton kundër Liverpoolit, titulli i Premier Ligës nuk fitohet në janar dhe jam i sigurt se kjo gjë nuk do të shkaktoj panikë në Liverpool”, ka thënë McAteer për FreeSuperTips.

“Për momentin Liverpool është në gjendje fragjile dhe nuk janë në formën më të mirë. Kjo për shkak edhe të lodhjes se skuadrës fizikisht dhe mentalisht dhe për shkak të shumë lëndimeve”.

“Një gjë që me shqetëson mua për Manchester United që edhe pse nuk kanë një skuadër më të mirë apo më të mirën të mundshme, në mbrojtje janë shumë të dobët – ata kanë mbrojtjen më të dobët në top 11 skuadrat e para duke pranuar 24 gola – ata po marrin rezultate, si në rastin e Burnleyt e cil;a mund të ju bëj mirë atyre”.

“Manchester United ende nuk janë përballur me ndonjë lëndim serioz këtë sezon. Ole Gunnar Solskjaer ka mundur të marrë çdo lojtarë të mundshëm të tij dhe nuk ka humbur asnjë lojtarë kyç si psh: Bruno Fernandes, Harry Maguire, Marcus Rashford, Scott McTominay dhe Fred”.

“Në këtë moment, Manchester United janë duke ia dalë mirë. Nuk mund ta mohoj që ata për momentin duhet të lëvdohen se janë në krye të Premier Ligës, gjë që do ta bëj këtë vikend edhe më emocionues”.