Show Biz

Unikkatil tejet i emocionuar për performancën e tij të parë në Shqipëri

Rikthimi i Unikkatilit u trembua fuqishëm në të gjitha mediat.

Reperi i njohur i cili ka mbajtur me dekada një profil diskret, tashmë po bëhet më publik me postime në rrjete sociale e koncerte.

E nisi turneun e tij në Europë dhe duket që s’do ndalet.Gjatë kësaj vere,Viktori mes tjerash do jetë edhe në Durrës.

Në rrjete sociale po qarkullon një fotografi ku Unikkatili shihet teksa përmbyllë marrëveshjen për një koncert në stadiumin e Durrësit.

Publikohet posteri zyrtar i koncertit të Unikkatil.Nga burime të besushme ka mësuar gjithë detajet e koncertit:koncerti do të mbahet në stadiumin e durrësit, Niko Dovana, në datë 4 gusht, ditën e shtunë.

Dyert do hapen për publikun në orën 19:00.Dhe koncerti parashikohet të mbyllet në orën 00:00.Bileta standart do të kushtojë 15 euro.

Organizatorët na konfirmojnë se Unikkatil është treguar tejet i emocionuar për faktin që për herë të parë do të performojë në Shqipëri nën temën: “Koncerti i Kombit”.Ai vetë ka deklaruar, se në këtë koncert do të ketë surpriza.

Skena dhe organizimi i koncertit do të jenë në nivele perëndimore.Disa agjenci janë angazhuar për këtë event,secila sipas specialitet të saj.Konfirmohet gjithashtu se disa agjenci udhetimi e kanë perfshirë koncertin e tij në paketat turistike të tyre./Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483