Bota

UNESCO: 87% e nxënësve në botë janë prekur nga mbyllja e shkollave

Mbyllja e shkollave për shkak të pandemisë me koronavirus është duke prekur 87 për qind të popullsisë globale në shkolla, ka thënë Agjencia për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO).

Kjo agjenci ka thënë se aktualisht 1.5 miliard fëmijë janë duke munguar nëpër shkolla në 165 shtete.

“Kurrë më parë nuk kemi parë shkallë kaq të madhe të pengesave në sistemin edukativ”, ka thënë Drejtorja e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay.

Shumë fëmijë aktualisht janë duke mësuar në distancë për të vazhduar vitin shkollor, ndonëse kjo gjë përbën shqetësim për familjet me kushte të rënda nëpër shtetet që kanë më pak qasje në teknologji.

Në përgjigje të kësaj situate, UNESCO-ja ka thënë se do të lansojë “koalicionin global të edukimit”, bashkëpunim ky mes organizatave ndërkombëtare dhe bizneseve private për të mbajtur fëmijët të informuar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.