Kosova

UNDP siguron artikuj mbrojtës për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent

Në vazhdën e mbështetjes së institucioneve në luftën kundër COVID 19, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dorëzoi artikuj mbrojtës edhe Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME) e cila është aktive dhe e integruar nga fillimi në proceset për koordinimin e përpjekjeve institucionale në situatën e krijuar nga pandemia.

UNDP dhe AME janë partnerë shumëvjeçar që kanë bashkëpunuar në një numër projektesh për të adresuar parandalimin por edhe pasojat e fatkeqësive natyrore.  Për të mbështetur punën e Qendrave Operative Emergjente Rajonale  dhe  Njësiteve profesionale të zjarrëfikjes dhe shpëtimit, UNDP ka siguruar artikuj  më të nevojshëm mbrojtës:

• 12.000 copë dorëza gome dhe

•       500 copë sanitizues dore me bazë alkooli (0,5 l secila).

UNDP vlerëson punën vetëmohuese dhe nivelin e lartë të profesionalizmit të të gjitha institucioneve të linjës së parë  në këtë situatë të vështirë dhe do të vazhdojë të jetë partner i përkushtuar me shpresë që kontributi ynë do ta lehtësojë sado pak punën e gjithë atyre që janë duke punuar në sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë.

Bashkëngjitur komunikata dhe fotot

Leave a Reply

Your email address will not be published.