SPORT

Umtiti në prag të largimit nga Barcelona, ja cili ekip është i interesuar për të

Samuel Umtiti nuk është aspak i lumtur tek Barcelona në fillim të këtij edicioni.

Mbrojtësi francez ka pasur shumë pak hapësira dhe po e mendon largimin nga Camp Nou.

Lojtari edhe në verë kishte disa oferta mes tyre Juventus, Arsenal e Manchester United, por në fund Barcelona këmbënguli për ta mbajtur.

E përditshmja angleze The Sun ka raportuar se lojtari nuk është i kënaqur me situatën e tij në klub dhe mund të largohet në janar.

Tottenham Hotspur është skuadra që ka shfaqur interesim për të, mirëpo edhe Arsenali vazhdon ta përcjell lojtarin.

Barcelona mund ta lë të lirë të largohet francezi, por vetëm nëse paguhet një shumë prej 50 milionë euro.

25-vjeçari iu bashkua kampionëve të Spanjës në verën e vitit 2016 nga Olympique Lyon. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.