Kombëtare

Ultimatumi i SHBA për përmbushjen e Reformës Zgjedhore

Fillimi i vitit 2020 shënoi një kthesë të rëndësishme në përpjekjet për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Opozita e bashkuar, tashmë jashtë parlamentit  dhe çdo institucioni u ul në tryezë me mazhorancën, me synimin për të krijuar këshillin politik i cili do plotësonte një nga kushtet e Bundestagut, ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Por teksa fundi po afron, rruga drejt konsensusit duket ende larg. Depolitizimi i administratës, financimi i partive dhe listat e hapura ishin pikat që fillimisht sollën mosmarrëveshje mes palëve.

PALET NUK BIEN DAKORD PËR:
Depolitizimin e administratës zgjedhore
Procesin e ankimimit në Kolegjin Zgjedhor
Financimin e partive politike

KËRKESAT E PARTISË DEMOKRATIKE  
Depolitizim të pjesshëm të administratës zgjedhore
Ankimimi të bëhet nga gjyqtarë që nuk janë në prces vetingu
Partitë të marrin nga privatët jo më shumë se 50% e të gjithë buxhetit

KËRKESAT E MAZHORANCËS
Riformatim të KQZ, komisionerët të mos emërohen nga partitë
gjyqtarët e Kolegjit të kalojnë vetingun
Financim miks të partive politike 

Pas rikthimit në tryezë,  e vetmja pikë që dakordësuan palët ishte se ndryshimi i sistemit do të lihej për një moment të dytë.  E vetmja që vazhdonte t’i qëndronte fort kësaj pike, ishte Rudina Hajdari.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.