Bota

Ulet papunësia në Gjermani

Shkalla e papunësisë në Gjermani në muajin shtator shkoi në 4,9 %, duke u ulur me 0,2 pikë përqindje, pasi totali i të papunëve u ul me 85 000 persona në muaj, raportoi sot Agjencia Federale e Punësimit (BA).

Papunësia sezonale ra në 2,234 milionë persona, 22 000 më pak se në shtator të vitit të kaluar. Shifra e muajit shtator ishte më e ulëta që nga Ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990.

Mes shqetësimeve se Gjermania po hyn në një recesion teknik, i ndjekur nga një rënie e lehtë e PBB-së në tremujorin e dytë, BA deklaroi rënie të kërkesës në tregun e punës.

Analistët gjermanë shohin paqartësi në politikat tregtare proteksioniste në SHBA dhe përçarje të mundshme të tregtisë si rezultat i Brexit.

Ka parashikime për një rënie të dytë të PBB-së në tremujorin e tretë, që tregon se ekonomia më e madhe e Europës mund të hyjë në recesion.  /GazetaExpress

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.