Kosova

Uka: Qeveria Hoti është qeveria ilegale e Thaçit

Fitim Uka, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), ka thënë për Kosova.info, se Qeveria e Hotit e formuar nga partnerët e koalicionit LDK, AAK , Nisma Socialdemokrate, Lista Serbe dhe minoritetet është qeveri ilegale e vet presidentit Hashim Thaçi.

Ai tha se për hapat e mëtejmë që do t’i ndërmarrin ata si subjekt politik do të njoftohet me kohë opinioni publik.

“Kjo është Qeveri ilegale e Thaçit që varet nga Lista Serbe dhe nuk përfaqëson vullnetin e popullit. Vazhdojmë me peticionin. Në ditët në vazhdim edhe me hapa të tjerë” paralajmëroi ai për Kosova.info