Kosova

Uk Lushi me një video kujton kohën e luftës në Kosovë

Ish luftëtari i UÇK-së, nga Batalionit Atlantiku i përbërë nga shqiptarë të ardhur ShBA, Uk Lushi, ka kujtuar kohën luftës në Kosovë, duke përcjellë një mesazh.

Lushi, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një video-incizim të bërë gjatë pranverës së vitit 1999, ka treguar bashkëluftëtarët e tij, që kishin marr rrugë nga përtej Atlantiku për t’i dalë zot atdheut.

Postimi i Lushit:

“Kur me qindëra-mijëra iknin, disa qindra shkonim drejt parzmoreve të ushtarëve serbo-jugosllav.

Historia nuk mund ndryshohet. Të gjithë kemi histori. Pa pranim të historisë nuk ka të ardhme.

Nuk e dija që ekzistonte, sepse nuk është dalë për 21 vite, por sonte ma dërgoi dikush me këtë mesazh:

LIRIA KA EMËR DHE ATA QË E HARROJNË APO NUK E RESPEKTOJNË HISTORINË RREZIKOJNË T’U PËRSËRITET HISTORIA SI TRAGJEDI.

#LiriaKaEmer

#FreedomHasAName”, ka shkruar Lushi.