Kombëtare

Ujku zbret në fshatin Strellc i Epërm

Është sulmuar nga ujqit kopeja e deleve e fermerit Ramë Mujaj nga Strellci i Epërm, mbrëmë në orët e vona të 16 qershorit.

Së paku 12 copë dele  i ka mbytur ujku tregon pronari i kësaj ferme. “Është hera e parë që sulmohet në masë kaq të madhe kopeja e deleve në këto anë është edhe trishtueshëm tregon pronari i kësaj ferme. Ai dyshon se nuk ka qenë vetëm një ujk që ka mund ti mbys delet .

Drejtori e Bujqësisë bashkë më inspektorin komunal kanë dal sot në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se kjo kope është sulmuar nga ujku .Pronari i kësaj ferme Ramë Mujaj tërhequr vërejtjen fermerëve tjerë që të kenë kujdes me kafshët që kullosin sepse ujku tashmë e ka të njohur ketë teren dhe mund ti sulmoi edhe kopetë tjera që ka ky fshat. /Kosova.info/