SPORT

Ugljanin telegram gushëllimi ShF për Vokrrin

Kryetari i Këshillit kombëtar Boshnjak Dr. Sulejman Uglanin i ka dërguar një telegram ngushëllimi Shoqatës së futbollit të Kosovës për vdekjen e legjendës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrri. Në këtë letër thonë se me dhimbje të madhe morëm lajme për mikun tonë të dashur Fadil Vokrri i cili shkoi në Ahiret.

“Në emër të Këshillit Kombëtar Boshnjak dhe në emrin tim personal, unë dërgoj ngushëllimet më të thella Shoqatës së Futbollit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Fadili ynë do të kujtohet para së gjithash si një njeri i madh, një sportist kulmor dhe si një punëtor sporti shumë të suksesshëm  i cili ka kontribuar shumë në promovimin e vlerave më të larta njerëzore përmes sportit.

Ne do të kujtojmë Fadil Vokrrin si president i Shoqatës së Futbollit të Kosovës, i cili përmes punës së tij të madhe dhe angazhimit arriti suksesin e të cilit Federata e futbolli  u bë anëtare e FIFA dhe UEFA. Sot është vështirë për të gjetur fjalët e duhura të ngushëllimi, Ju lutem ngushëllimet tona të sinqerta T’ia shprehni familjes së rahmetli Fadil Vokrrit”, thuhet në një letër të KKB. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.