Rajoni

Uglanin ua dërgon Serbisë e Malit të Zi platformën për status special të Sanxhakut

SDA e Sanxhakut u ka dërguar zyrtarëve të Serbisë, Malit të Zi dhe bashkësisë ndërkombëtare Platformën për zgjidhjen e statusit të Sanxhakut. Kështu ka njoftuar lideri i kësaj partie, Sulejman Uglanin, raporton B92, transmeton Koha.net.

Ai, gjatë një konference me gazetarët ka thënë se komuniteti ndërkombëtar “e ka toleruar heshtazi okupimin serbomadh të Sanxhakut që nga viti 1918 e deri më tash”.

“Koha është që bashkësia ndërkombëtare të ndreq atë gabim dhe t’ia kthejë Sanxhakun për qeverisje qytetarëve që u takon. Në përputhje me këtë, Platforma për zgjidhjen e statusit të Sanxhakut është kontributi ynë për normalizimin e marrëdhënieve, demokratizim dhe stabilitet rajonal, në procesin e eurointegrimeve dhe integrimit në NATO të vendeve që dolën nga zhbërja e ish -RSFJ-së”, është shprehur Uglanin.

Me atë platformë parashihet vendosja e statusit special për Sanxhakun, me pushtet lidhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, si mekanizëm i përhershëm dhe të qëndrueshëm, që siguron zhvillim shoqëror e ekonomik të papenguar dhe që ofron shanse të barabarta për të gjith qytetarët.

Sipas tij , statusi special i Sanxhakut është çelës për zgjidhjen e konflikteve politike e territoriale të vendeve fqinje dhe popujve të Ballkanit dhe duhet të jetë nukleus i stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Kërkesa u është dëguar organeve përkatëse të Serbisë dhe Malit të zi, theksojnë raportimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.