SPORT

UEFA paralajmëron PSG-n

Edhe pse futbolli është ndalur, UEFA vazhdon të funksionojë në një mënyrë pak a shumë normale, me takimet e saj tradicionale, ku shqyrton ngjarjet që ndodhin gjatë ndeshjeve në Champions League e ku vendos – ose jo – sanksionet që do të zbatohen.

Institucioni më i lartë në futbollin europian. pak çaste më parë ka bërë publike vendimet e marra në datën 26 mars.

Mësojmë se PSG mori një paralajmërim për sjellje josportive në ndeshjen e kthimit kundër Borussia Dortmund, duke u mbështetur në nenin 15.4 të rregullores së UEFA-s.

Mbetet për tu parë se cili veprim që është konsideruar si jo i pajtueshëm nga UEFA, por me shumë mundësi duhet të jetë festa tallëse e lojtarëve të PSG-s me Erling Braut Haaland. 

Image