SPORT

UEFA largon arbitrat italianë nga lista, shkak koronavirusi

Arbitrat italianë nuk do të delegohen nga UEFA për ndeshjet e radhës të Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës për shkak të koronavirusit.

Kjo është bërë e ditur nga sajti italian “Tuttomercatoweb” të premten, që ka shkruar se të gjithë arbitrat italianë janë të përjashtuar deri në vendimin e ardhshëm nga UEFA, si masë paraprake mbrojtëse për përhapjen e koronavirusit.

Italiani Daniele Orsato së fundi ndau drejtësinë në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Championsit mes Real Madridit e Manchester Cityt. Ndërkohë, në Ligën e Evropës, drejtësinë së fundi e ndanë Marco Guida dhe Davide Massa në duelet Espanyol – Wolverhampton, përkatësisht Arsenal – Olympiacos.

Shfaq më shumë
//dopansearor.com/4/3473483