SPORT

UEFA i jep Rumanisë një javë kohë për të dorëzuar planin e rifillimit

UEFA i ka dhënë Federatës së Futbollit të Rumanisë (FRF) kohë deri më 1 qershor për të dorëzuar planin se si planifikon të rifillojë kampionatin vendor. Lajmin e ka bërë të ditur FRF-ja në faqen zyrtare.

Kampionati në Rumani, si në shumicën e vendeve të botës, është pezulluar shkaku i koronavirusit.

UEFA i jep Rumanisë edhe një javë kohë për të dorëzuar planin e rifillimit

UEFA muajin e kaluar i kishte dhënë ligave evropiane një afat përfundimtar deri më 25 maj për të dorëzuar planin për rifillimin, por FRF-jua ka kërkuar një zgjatje të këtij afati pasi qeveria e Rumanisë po e vlerëson situatën epidemiologjike në vend çdo dy javë.

“UEFA e ka aprovuar kërkesën e FRF-së për të shtyrë afatin për dorëzim të planit të rifillimit deri më 1 qershor”, ka thënë FRF.

Federata ka treguar se kjo shtyrje do t’i mundësojë të analizojë protokollin aktual mjekësor dhe ndikimin e tij në stërvitje ekipore. FRF-ja po shpreson që të rifillohet me ndeshje në rangun elitar nga 13 qershori, por duhet aprovimi i Qeverisë.