SPORT

UEFA gjobit FFK-në me 5 mijë euro

UEFA ka gjobitur Federatën e Futbollit të Kosovës për shkak të hedhjes së gjësendeve në fushë gjatë ndeshjes kualifikuese mes Kosovës e Malit të Zi më 14 tetor, ndeshje të cilën Kosova e fitoi me rezultat 2-0.

Vendimi i Organit për Kontroll, Etikë e Disiplinë i UEFA-s ka vendosur të gjobis FFK-në me 5,000 euro, raporton Koha.net.

Ky organ ka gjobitur edhe Federatën e Futbollit të Malit të Zi për dy raste, njëra për hedhje të gjësendeve në fushë dhe tjera për rrëmujë nga turmat.

Vendimi për këto shkelje është gjoba prej 15 mijë eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.