“UÇK” e “Arnautovic të fala mamit”, tifozët shqiptarë befasojnë serbo-austriakun në duelin e sotëm

Futbollisti i Kombëtares së Austrisë, Marko Arnautovic, është pritur me befasi në stadiumin Wembley të Londrës, ku po zhvillohet ndeshja e “EURO 2020” në mes të Italisë dhe Austrisë.

“Arnautovic të fala mamit” ishte një nga mesazhet e bëra ndaj tij, përcjell Klan Kosova.

Pos pankartës së lartcekur, aty është parë edhe një tjetër e tillë me tri shkronjat e arta të UÇK-së.

Futbollist serbo-austriak është përfolur për fyerje raciste ndaj lojtarit shqiptar Ezgjan Alioski, në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut në këtë kampionat.

Sulmuesi për gjuhën e përdorur ishte dënuar me një ndeshje mos lojë nga UEFA. Ndërsa edhe vet kërkoi falje pas gjestit të bërë në rrjete sociale.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP