Bota

Uber thotë se ka pranuar mbi 3,000 raporte për sulme seksuale

Shërbimi ndërkombëtar i taksive Uber tha se ka pranuar mbi 3,000 raporte të sulmeve seksuale, përfshirë përdhunimin, gjatë udhëtimeve në Shtetet e Bashkuara, në vitin 2018.

Uber tha se shifra paraqet rënie për 16% të incidenteve të tilla, krahasuar me vitin paraprak.

Ky shërbim tha se ka realizuar rreth 1.3 miliard vozitje në SHBA gjatë 2018-ës.

Uber po përballet me presion në rritje nga rregullatorët në shumë vende të botës, përfshirë edhe Londrën, e cila së voni ia ka tërhequr lejen kompanisë, për shkak të, siç është thënë, dështimeve në siguri.

Uber tha se raporti i tij i sigurisë tregon se ai është i përkushtuar ndaj transparencës, me qëllim përmirësimin e sigurisë në shërbime.